Joint Order No. 114 approving the Regulation on Unmanned Aircraft Systems and UAS Operators
AlbaniaMinistry of Infrastructure and Energy (MIE) & Ministry of Finance and Economy (MFE)Urdhër Nr. 114
Original text · Albanian
Urdhër Nr. 114, datë 6.6.2022, Për miratimin e rregullores për sistemet e avionëve pa pilot dhe operatorët e sistemeve të avionëve pa pilot
1 Ky urdhër përafron pjesërisht Rregulloren e Deleguar të Komisionit (BE) nr. 2019/945, të datës 12 mars 2019, mbi sistemet e avionëve pa pilot dhe mbi operatorët e vendeve të treta të sistemeve të avionëve pa pilot, e ndryshuar me Rregulloren e Deleguar të Komisionit (BE) 2020/1058, të 27 prillit 2020. Numri CELEX 02019R0945 dhe 02020R1058. Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 152, datë 11.6.2019 dhe nr. 232, datë 20.7.2020. URDHËR Nr. 114, datë 6.6.2022 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR SISTEMET E AVIONËVE PA PILOT DHE OPERATORËT E SISTEMEVE TË AVIONËVE PA PILOT 1 Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës, të shkronjës “ç”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr. 96/2020, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”; të ligjit nr. 10489, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, dhe në përputhje me vendimin nr. 1095, datë 24.12.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kërkesave thelbësore në fushën e aviacionit civil”, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë URDHËROJNË: 1. Miratimin e Rregullores për Sistemet e Avionëve pa Pilot dhe Operatorët e Sistemeve të Avionëve pa Pilot, sipas tekstit bashkëlidhur këtij urdhri. 2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Autoriteti i Aviacionit Civil, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, për zbatimin e këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË Belinda Balluku MINISTËR I FINANCAVE DHE EKONOMISË Delina Ibrahimaj RREGULLORE PËR SISTEMET E AVIONËVE PA PILOT DHE OPERATORËT E SISTEMEVE TË AVIONËVE PA PILOT KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Neni 1 Fusha e zbatimit 1. Kjo rregullore përcakton kërkesat për projektimin dhe prodhimin e sistemeve të avionëve pa pilot (UAS), të cilët kanë për qëllim të operojnë sipas rregullores mbi rregullat dhe procedurat për operimin e avionëve pa pilot (pika 31, neni 3, i kësaj rregulloreje). Ajo, gjithashtu, përcakton llojin e UAS-së, projektimi, prodhimi dhe mirëmbajtja e të cilit do t’i nënshtrohet certifikimit. 2. Kjo rregullore përcakton edhe rregulla për të bërë UAS-të dhe setet e aksesorëve dhe pajisjet shtesë të identifikimit në distancë të disponueshëm në treg dhe për lëvizjen e tyre të lirë në Republikën e Shqipërisë. 3. Kjo rregullore përcakton, gjithashtu, rregulla për operatorët UAS, ...
1 Ky urdhër përafron pjesërisht Rregulloren e Deleguar të Komisionit (BE) nr. 2019/945, të datës 12 mars 2019, mbi sistemet e avionëve pa pilot dhe mbi operatorët e vendeve të treta të sistemeve të avionëve pa pilot, e ndryshuar me Rregulloren e Deleguar të Komisionit (BE) 2020/1058, të 27 prillit 2020. Numri CELEX 02019R0945 dhe
02020R1058. Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 152, datë 11.6.2019 dhe nr. 232, datë 20.7.2020. URDHËR Nr. 114, datë 6.6.2022 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR SISTEMET E AVIONËVE PA PILOT DHE OPERATORËT E SISTEMEVE TË AVIONËVE PA PILOT 1 Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës, të shkronjës “ç”, të pikës 2, të nenit 7, të
ligjit nr. 96/2020, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”; të ligjit nr. 10489, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, dhe në përputhje me vendimin nr. 1095, datë 24.12.2020 të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kërkesave thelbësore në fushën e aviacionit civil”, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministri i Financave dhe
Ekonomisë URDHËROJNË: 1. Miratimin e Rregullores për Sistemet e Avionëve pa Pilot dhe Operatorët e Sistemeve të Avionëve pa Pilot, sipas tekstit bashkëlidhur këtij urdhri. 2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Autoriteti i Aviacionit Civil, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial dhe Inspektorati
Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, për zbatimin e këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË Belinda Balluku MINISTËR I FINANCAVE DHE EKONOMISË Delina Ibrahimaj RREGULLORE PËR SISTEMET E AVIONËVE PA PILOT DHE OPERATORËT E SISTEMEVE TË AVIONËVE PA PILOT
KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Neni 1 Fusha e zbatimit 1. Kjo rregullore përcakton kërkesat për projektimin dhe prodhimin e sistemeve të avionëve pa pilot (UAS), të cilët kanë për qëllim të operojnë sipas rregullores mbi rregullat dhe procedurat për operimin e avionëve pa pilot (pika 31, neni 3, i kësaj rregulloreje). Ajo, gjithashtu, përcakton
llojin e UAS-së, projektimi, prodhimi dhe mirëmbajtja e të cilit do t’i nënshtrohet certifikimit. 2. Kjo rregullore përcakton edhe rregulla për të bërë UAS-të dhe setet e aksesorëve dhe pajisjet shtesë të identifikimit në distancë të disponueshëm në treg dhe për lëvizjen e tyre të lirë në Republikën e Shqipërisë. 3. Kjo rregullore përcakton, gjithashtu, rregulla për operatorët UAS, nëse UAS-ja operohet në
Shqipëri. Neni 2 Qëllimi 1. Kapitulli II i kësaj rregulloreje zbatohet për produktet e mëposhtme: a) UAS-ja që ka për qëllim të operohet, sipas rregullave dhe kushteve të zbatueshme për kategorinë “e hapur” të operimeve UAS ose deklarimet operacionale nën kategorinë “specifike”, në përputhje me rregulloren mbi rregullat dhe procedurat për operimin e avionëve pa pilot (pika
31, neni 3, i kësaj rregulloreje), përveç UAS-së së ndërtuar privatisht, dhe që mban një etiketë identifikimi të klasës, siç përcaktohet në pjesët 1 deri 5, 16 dhe 17 të aneksit të kësaj rregulloreje që tregon se cilës nga shtatë klasat e UAS-së i përket; b) klasa C5 e seteve të aksesorëve, siç përcaktohet në pjesën 16; c) elementet shtesë të identifikimit në distancë, siç përcaktohet në pjesën 6 të aneksit të kësaj
rregulloreje. 2. Kapitulli III i kësaj rregulloreje zbatohet për UAS të operuar, sipas rregullave dhe kushteve të zbatueshme për kategoritë “të certifikuara” dhe “specifike” të operimeve UAS, në përputhje me rregullat dhe procedurat për operimin e avionëve pa pilot, përveçse kur kryhen me deklarim. 3. Kapitulli IV i kësaj rregulloreje vlen për operatorët UAS, që kanë vendin e tyre kryesor të
biznesit, janë krijuar ose ndodhen në një vend tjetër, nëse UAS operohet në Shqipëri. 4. Kjo rregullore nuk zbatohet për UAS-të e destinuara të operohen ekskluzivisht në ambiente të mbyllura. Neni 3 Përkufizime Për qëllimet e kësaj rregulloreje, përdoren përkufizimet e mëposhtme: 1. “Akreditim” është dëshmia/certifikata e lëshuar nga organizmi kombëtar i akreditimit për
organin e vlerësimit të konformitetit, që përmbush kërkesat e përcaktuara në standardet e harmonizuara dhe, sipas rastit, çdo kërkesë shtesë, përfshirë ato të vendosura në skemat përkatëse sektoriale, për kryerjen e një veprimtarie specifike të vlerësimit të konformitetit. 2. “Avion pa pilot” (UA)(unmanned aircraft) është çdo avion që operon ose është krijuar për të
operuar në mënyrë autonome ose për t’u pilotuar nga distanca pa një pilot në bord. 3. “Bërje e disponueshme në treg ” është çdo furnizim i një produkti për shpërndarje, konsum ose përdorim në tregun shqiptar gjatë një veprimtarie tregtare, me ose pa pagesë. 4. “Gjeondërgjegjësimi” është një funksion që, bazuar në të dhënat e mundësuara nga
Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, zbulon një shkelje të mundshme të kufizimeve të hapësirës ajrore dhe paralajmëron pilotët në distancë, në mënyrë që ata të mund të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe efektive për të parandaluar atë shkelje. 5. “Hapësira ajrore e Qiellit të Vetëm Evropian” është hapësira ajrore mbi territorin në të
cilin zbatohen traktatet, si dhe çdo hapësirë tjetër ajrore ku Palët Kontraktuese, sipas përcaktimit të Marrëveshjes Shumëpalëshe për krijimin e një Zone të Përbashkët Aviacioni Evropian zbatojnë legjislacionin mbi organizimin dhe përdorimin e hapësirës ajrore brenda Qiellit të Vetëm Evropian. 6. “Identifikim i drejtpërdrejtë nga distanca ” është një sistem që siguron transmetimin
lokal të informacionit, në lidhje me një “UA në operim”, duke përfshirë markën e UA-së, në mënyrë që këto informacione të mund të merren pa qasje fizike në UA. 7. “Kategoria ‘e hapur’”, është një kategori e operimeve UAS që përcaktohet në Rregulloren mbi Rregullat dhe Procedurat për Operimin e Avionëve pa Pilot (pika 31, neni 3, i këtij neni).
8. “Kategori ‘specifike’”, është një kategori e operimeve UAS, që përcaktohet në Rregulloren mbi Rregullat dhe Procedurat për Operimin e Avionëve pa Pilot. 9. “ Kategori ‘e certifikuar’” është një kategori e operimit UAS, që përcaktohet në Rregulloren mbi Rregullat dhe Procedurat për operimin e Avionëve pa Pilot. 10. “Kthim i produktit”, është çdo masë që synon të arrijë kthimin e një produkti që është
vënë tashmë në dispozicion të përdoruesit përfundimtar. 11. “Markim CE” është markimi, me të cilin prodhuesi tregon që produkti është në përputhje me kërkesat e legjislacionit të zbatueshëm, kur ky legjislacion parashikon fiksimin e këtij markimi. 12. “Marrëveshje shumëpalëshe” është marrëveshja shumëpalëshe, shtojcat dhe protokolli i
saj për krijimin e Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit (ZPEA), e ratifikuar me ligjin nr. 9658, datë 18.12.2006, në vijim referuar si “marrëveshja shumëpalëshe”. 13. “Modaliteti i ndjekjes” është një mënyrë funksionimi të një UAS-je kur avioni pa pilot vazhdimisht ndjek pilotin në distancë brenda një rrezeje të paracaktuar.
14. “Nata” janë orët ndërmjet fundit të muzgut të mbrëmjes dhe fillimit të muzgut të mëngjesit, siç përcaktohet në rregulloren në fuqi “Për rregullat e ajrit dhe parashikimet operacionale në lidhje me shërbimet dhe procedurat në lundrimin ajror”. 15. “Ndalim i tregtimit ” është çdo masë që ka për qëllim, parandalimin në zinxhirin e
furnizimit, për bërjen të disponueshme në treg të produktit. 16. “Ngarkesë” është çdo instrument, mekanizëm, pajisje, pjesë, aparat, pajisje shtesë ose aksesor, duke përfshirë pajisjen e komunikimit që i është instaluar ose bashkangjitur avionit dhe nuk përdoret ose ka për qëllim të përdoret në operimin ose kontrollimin e avionit në fluturim dhe
nuk është pjesë e korpusit/skeletit të avionit, motorit ose helikës. 17. “Niveli i fuqisë së tingullit LWA” është fuqia e ponderuar e tingullit në dB, në lidhje me 1 pW, siç përcaktohet në “SSH EN ISO 3744 – Akustika – Përcaktimi i niveleve të fuqisë së zërit dhe niveleve të energjisë së zërit të burimeve të zhurmës, duke përdorur presionin e zërit –
Metodat inxhinierike për një fushë në thelb të lirë mbi një plan reflektues”, apo përditësimin e tij. 18. “Niveli i matur i fuqisë së tingullit ” është një nivel i fuqisë së tingullit, siç përcaktohet nga matjet e përcaktuara në pjesën 13 të aneksit; vlerat e matura mund të përcaktohen ose nga një përfaqësues i vetëm i UA-së për llojin e pajisjes, ose nga mesatarja e një numri të UA-së.
19. “Niveli i garantuar i fuqisë së tingullit” është një nivel i fuqisë së tingullit të përcaktuar, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në pjesën 13 të aneksit, i cili përfshin paqartësitë për shkak të ndryshimeve të prodhimit dhe procedurave të matjes dhe ku prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar i vendosur në Komunitet, konfirmon që sipas instrumenteve teknike të përdorura
dhe të përmendura në dokumentacionin teknik, ai nuk tejkalohet. 20. “Njësi komanduese (CU)” është pajisja ose sistemi i pajisjeve për të kontrolluar avionët pa pilot nga distanca, siç përcaktohet në pikën 17, të nenit 3, të VKM-së nr. 1095, datë 24.12.2020, që mbështet kontrollin ose monitorimin e avionit pa pilot gjatë çdo faze të fluturimit,
me përjashtim të çdo infrastrukture që mbështet shërbimin e lidhjes së komandës dhe kontrollit (C2). 21. “ Operatorë ekonomikë ” është prodhuesi, përfaqësuesi i autorizuar i prodhuesit, importuesi dhe shpërndarësi i UAS-së. 22. “Operator i sistemit të avionëve pa pilot” (operatori UAS) është çdo person juridik ose fizik që operon ose ka ndërmend të operojë një ose më shumë UAS.
23. “Organ i vlerësimit të konformitetit ” është një organ që kryen veprimtari të vlerësimit të konformitetit, përfshirë kalibrimin, testimin, certifikimin dhe inspektimin. 24. “Pajisje për të kontrolluar avionin pa pilot nga distanca” është çdo instrument, pajisje, mekanizëm, aparat, pajisje shtesë, program/softuer ose aksesor që është i domosdoshëm për
operimin e sigurt të një UA-je, i ndryshëm nga një pjesë dhe që nuk transportohet në bordin e atij UA-je. 25. “Pesha maksimale e ngritjes (MTOM)” është pesha maksimale e UA-së, përfshirë ngarkesën dhe karburantin, siç përcaktohet nga prodhuesi ose ndërtuesi, me të cilin UA-ja mund të operohet. 26. “Përfaqësues i autorizuar”, është çdo person fizik ose juridik të vendosur brenda ZPEA-
së ose Shqipërisë, i cili ka marrë një mandat/autorizim me shkrim nga një prodhues për të vepruar në emër të tij në lidhje me detyrat e specifikuara. 27. “Pilot në distancë” është një person fizik përgjegjës për kryerjen e sigurt të fluturimit të një UA-je, duke operuar kontrollet e tij të fluturimit, qoftë manualisht ose, kur UA-ja fluturon
automatikisht, duke monitoruar kursin e tij dhe duke qenë në gjendje të ndërhyjë dhe të ndryshojë kursin e tij në çdo kohë. 28. “Produkte” janë të gjitha produktet e përmendura në pikën 1, të nenit 2, të kësaj rregulloreje. 29. “Prodhues” është çdo person fizik ose juridik që prodhon një produkt ose ka një produkt të projektuar ose prodhuar, dhe e tregton atë produkt nën emrin ose markën e tyre tregtare.
30. “Qëndrimi pezull (hovering)”është qëndrimi në të njëjtin pozicion gjeografik në ajër. 31. “Rregullore mbi rregullat dhe procedurat për operimin e avionëve pa pilot ” është rregullorja e ministrit përgjegjës për transportin ajror, që përafron Rregulloren e Zbatimit të Komisionit (BE) nr. 2019/947. 32. “Sistemi i avionëve pa pilot (UAS)” është një avion pa pilot dhe pajisjet për ta
kontrolluar atë nga distanca. 33. “Specifikim teknik” është një dokument që përshkruan kërkesat teknike që një produkt duhet të përmbushë. 34. “Struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut”, është: - Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, për mbikëqyrjen e tregut të produkteve, sipas kësaj rregulloreje, për përdorim nga konsumatorët;
- Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, për produkteve sipas kësaj rregulloreje, për përdorim jokonsumator. 35. “Standard i harmonizuar ” është një standard shqiptar, që transpozon një standard të harmonizuar evropian, në mbështetje të këtyre rregullave, sipas listës së standardeve të harmonizuara shqiptare ose çdo ndryshimi të saj të botuar në Fletoren Zyrtare.
36. “Shërbimi i lidhjes C2” është një shërbim komunikimi i ofruar nga një palë e tretë, duke ofruar komandë dhe kontroll midis avionit pa pilot dhe CU-së. 37. “Shpërndarës” është çdo person fizik ose juridik në zinxhirin e furnizimit, i ndryshëm nga prodhuesi ose importuesi, i cili vë në dispozicion një produkt në treg. 38. “UAS i ndërtuar privatisht ” është një UAS e montuar/ndërtuar ose prodhuar për
përdorim të vetë ndërtuesit, duke mos përfshirë UAS të montuara/ndërtuara nga një grup pjesësh të vendosura në treg nga prodhuesi si një pajisjeje të vetme (kit), e gatshme për t’u ndërtuar. 39. “Vendosje në treg” është bërja e disponueshme për herë të parë e produktit në treg. 40. “Vlerësim i konformitetit ” është procesi që provon nëse janë përmbushur kërkesat e
specifikuara për një produkt, proces, shërbim, sistem, person ose trup. KAPITULLI II UAS QË KA PËR QËLLIM PËR T’U OPERUAR NË KATEGORINË “E HAPUR” OSE NË KATEGORINË “SPECIFIKE”, SIPAS DEKLARATËS OPERATIVE, SETEVE TË AKSESORËVE QË KANË NJË ETIKETË TË IDENTIFIKIMIT TË KLASËS DHE ELEMENTET SHTESË TË IDENTIFIKIMIT NË DISTANCË SEKSIONI 1
KËRKESAT E PRODUKTIT Neni 4 Kërkesat 1. Produktet e përmendura në pikën 1, të nenit 2, duhet të plotësojnë kërkesat e përcaktuara në pjesët 1 deri 6, 16 dhe 17 të aneksit të kësaj rregulloreje. 2. UAS që nuk janë lodra brenda kuptimit të VKM-së nr. 262, datë 3.4.2013, “Për miratimin e rregullës teknike “Për sigurinë e lodrave”, do të jenë në përputhje me kërkesat përkatëse
thelbësore të shëndetit dhe sigurisë, të përcaktuara në VKM nr. 1060, datë 23.12.2015, “Për miratimin e rregullës teknike “Për makineritë dhe përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara”, vetëm në lidhje me rreziqe të ndryshme nga ato të lidhura me sigurinë e fluturimit të UA-së. 3. Çdo përditësim i programit/softuerit të produkteve që janë vënë tashmë në dispozicion në
treg mund të bëhet vetëm nëse këto përditësime nuk ndikojnë në përputhshmërinë e produktit. Neni 5 Bërja e disponueshme e produktit në treg dhe lëvizja e lirë e produkteve 1. Produktet bëhen të disponueshme në treg vetëm nëse janë prodhuar në përputhje me kërkesat e këtij kapitulli dhe nuk rrezikojnë shëndetin ose sigurinë e personave, kafshëve ose
pronave. 2. Bërja e disponueshme në treg e produkteve që përputhen me kërkesat e këtij Kapitulli, nuk do të ndalohet, kufizohet ose pengohet, për aspektet e përfshira në këtë Kapitull. SEKSIONI 2 DETYRIMET E OPERATORËVE EKONOMIKË Neni 6 Detyrimet e prodhuesve 1. Kur prodhuesi vendos produktin e tij në treg, ai siguron se ato janë projektuar dhe
prodhuar në përputhje me kërkesat e përcaktuara në pjesët 1 deri 6, 16 dhe 17 të aneksit të kësaj rregulloreje. 2. Prodhuesi harton dokumentacionin teknik dhe kryen procedurën përkatëse të vlerësimit të konformitetit të përcaktuara në këtë rregullore. Kur përputhshmëria e produktit me kërkesat e përcaktuara në pjesët 1 deri 6, 16 dhe 17 të
aneksit të kësaj rregulloreje, është demonstruar nga kjo procedurë e vlerësimit të konformitetit, prodhuesi harton deklaratën EU të konformitetit dhe fikson markimin CE. 3. Prodhuesi ruan dokumentacionin teknik dhe deklaratën e konformitetit EU, për 10 vjet, pasi produkti të jetë vendosur në treg. 4. Prodhuesi siguron se zbatohen procedurat e nevojshme, që prodhimi në seri i produktit të
mbetet në konformitet, në përputhje me sa përshkruhet në këtë kapitull. Ndryshimet në projektimin ose karakteristikat e produktit, si dhe ndryshimet në standardet e harmonizuara shqiptare, standardet ndërkombëtare ose në specifikimet teknike, në lidhje me të cilat është deklaruar konformiteti i një produkti, do të merren parasysh në mënyrë të përshtatshme.
Joint Order No. 114 of 6 June 2022, issued jointly by the Minister of Infrastructure and Energy and the Minister of Finance and Economy under the Civil Aviation Code (Law No. 96/2020) and Non-Food Product Market Surveillance Law (Law No. 10489), approximates Commission Delegated Regulation (EU) 2019/945 as amended by Regulation (EU) 2020/1058. It charges MIE, MFE, the Albanian Civil Aviation Authority (AAC), the State Technical and Industrial Inspectorate (ISHTI), and the State Market Surveillance Inspectorate (ISHMT) with enforcement.
Chapter I (Articles 1-3) establishes the regulation's scope covering UAS intended for Open-category or declared Specific-category operations, class C5 accessory kits, direct remote identification add-ons, certified/specific UAS design, and foreign UAS operators operating in Albania (excluding exclusively indoor operations). Article 3 defines key terms including maximum take-off mass (MTOM), CE marking, direct remote identification, geo-awareness, command units (CU), economic operators, and Albanian harmonized standards.
Chapter II (Articles 4-6) mandates that in-scope UAS, accessory kits, and remote ID devices meet essential technical requirements in the Annex, comply with toy safety (DCM No. 262/2013) or machinery safety rules (DCM No. 1060/2015) where applicable for non-flight hazards, and ensure software updates do not degrade product conformity. Manufacturers must perform conformity assessments, affix the CE marking, issue an EU/equivalent Declaration of Conformity, and retain technical documentation for 10 years.