Skip to content
Sky Rising News
Partnerships & Media
Document details

Order No. 143 approving the Regulation on Rules and Procedures for the Operation of Unmanned Aircraft

AlbaniaMinistry of Infrastructure and Energy (MIE) & Albanian Civil Aviation Authority (AAC)Urdhër Nr. 143

Original text · Albanian

Urdhër Nr. 143, datë 18.7.2022, Për miratimin e rregullores mbi rregullat dhe procedurat për operimin e avionëve pa pilotë

1 Ky urdhër përafron pjesërisht Rregulloren e Zbatimit të Komisionit (BE) nr. 2019/947, e datës 24 maj 2019, për rregullat dhe procedurat për operimin e avionëve pa pilotë, i ndryshuar me Rregulloren e Zbatimit të Komisionit (BE) 2020/639, të datës 12 maj 2020. Numri CELEX 02019R0947 dhe CELEX 02020R0639. Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian seria L, nr. 152, datë 11.6.2019 dhe L nr. 150, datë 13.5.2020. URDHËR Nr.143,datë18.7.2022 PËRMIRATIMINERREGULLORESMBIRREGULLATDHEPROCEDURAT PËROPERIMINEAVIONËVEPAPILOTË 1 Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës; të pikës 3, të nenit 50, të ligjit nr. 96/2020, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, dhe në përputhje me vendimin nr. 1095, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kërkesave thelbësore në fushën e aviacionit civil”, URDHËROJ: 1. Miratimin e rregullores mbi rregullat dhe procedurat për operimin e avionëve pa pilotë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij urdhri. 2. Ngarkohet Autoriteti i Aviacionit Civil për ndjekjen dhe zbatimin e këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË BelindaBalluku RREGULLORE MBI RREGULLAT DHE PROCEDURAT PËR OPERIMIN E AVIONËVE PA PILOTË Neni 1 Objekti Kjo rregullore përcakton rregullat e detajuara për operimin e sistemeve të avionëve pa pilotë si dhe për personelin, duke përfshirë pilotët që komandojnë në distancë dhe organizatat e përfshira në këto operime. Neni 2 Përkufizimet Për qëllimet e kësaj rregulloreje, zbatohen përkufizimet e përcaktuar në VKM-në nr. 1095, datë 24.12.2020, “Për miratimin e kërkesave thelbësore në fushën e aviacionit civil”. Gjithashtu do të zbatohen edhe përkufizimet më poshtë: 1. “Sistemi i avionit pa pilot” (UAS) (unmanned aircraft system), është një avion pa pilot dhe pajisjet për ta kontrolluar atë në distancë; 2. “Operatoriisistemittëavionitpapilot ” (operatori i ‘UAS’) është çdo person juridik ose person fizik që operon ose ka për qëllim të operojë një ose më shumë UAS; 3. “Grumbullimetenjerëzve ” (assemblies of people)janë grumbullime ku njerëzit nuk munden të largohen për shkak të densitetit të njerëzve të pranishëm; 4. “Zona gjeografike e UAS-së” është një pjesë e zonës ajrore të vendosur nga Komiteti i Politikave të Menaxhimit të Hapësirës Ajrore Shqiptare që ndihmon, kufizon ose përjashton operimet e UAS-së, duke iu përgjigjur rreziqeve që përkojnë me sigurinë teknike, privatësinë, mbrojtjen e të dhënave personale, sigurinë ose mjedisin, që ...

1 Ky urdhër përafron pjesërisht Rregulloren e Zbatimit të Komisionit (BE) nr. 2019/947, e datës 24 maj 2019, për rregullat dhe procedurat për operimin e avionëve pa pilotë, i ndryshuar me Rregulloren e Zbatimit të Komisionit (BE) 2020/639, të datës 12 maj 2020. Numri CELEX 02019R0947 dhe CELEX 02020R0639. Fletorja Zyrtare e

Bashkimit Evropian seria L, nr. 152, datë 11.6.2019 dhe L nr. 150, datë 13.5.2020. URDHËR Nr.143,datë18.7.2022 PËRMIRATIMINERREGULLORESMBIRREGULLATDHEPROCEDURAT PËROPERIMINEAVIONËVEPAPILOTË 1 Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës; të pikës 3, të nenit 50, të ligjit nr. 96/2020, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, dhe në përputhje me vendimin nr. 1095, datë

24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kërkesave thelbësore në fushën e aviacionit civil”, URDHËROJ: 1. Miratimin e rregullores mbi rregullat dhe procedurat për operimin e avionëve pa pilotë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij urdhri. 2. Ngarkohet Autoriteti i Aviacionit Civil për ndjekjen dhe zbatimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË BelindaBalluku RREGULLORE MBI RREGULLAT DHE PROCEDURAT PËR OPERIMIN E AVIONËVE PA PILOTË Neni 1 Objekti Kjo rregullore përcakton rregullat e detajuara për operimin e sistemeve të avionëve pa pilotë si dhe për personelin, duke përfshirë pilotët që komandojnë në distancë dhe organizatat e përfshira

në këto operime. Neni 2 Përkufizimet Për qëllimet e kësaj rregulloreje, zbatohen përkufizimet e përcaktuar në VKM-në nr. 1095, datë 24.12.2020, “Për miratimin e kërkesave thelbësore në fushën e aviacionit civil”. Gjithashtu do të zbatohen edhe përkufizimet më poshtë: 1. “Sistemi i avionit pa pilot” (UAS) (unmanned aircraft system), është një avion pa pilot dhe

pajisjet për ta kontrolluar atë në distancë; 2. “Operatoriisistemittëavionitpapilot ” (operatori i ‘UAS’) është çdo person juridik ose person fizik që operon ose ka për qëllim të operojë një ose më shumë UAS; 3. “Grumbullimetenjerëzve ” (assemblies of people)janë grumbullime ku njerëzit nuk munden të largohen për shkak të densitetit të njerëzve të pranishëm;

  1. 4. “Zona gjeografike e UAS-së” është një pjesë e zonës ajrore të vendosur nga Komiteti i Politikave të Menaxhimit të Hapësirës Ajrore Shqiptare që ndihmon, kufizon ose përjashton operimet e UAS-së, duke iu përgjigjur rreziqeve që përkojnë me sigurinë teknike, privatësinë, mbrojtjen e të dhënave personale, sigurinë ose mjedisin, që vijnë prej operimeve të UAS-së;
  2. 5. “Qëndrueshmëria” është tërësia e masave zbutëse që vijnë prej kombinimit të sigurisë teknike të arritur prej masave zbutëse dhe nivelit të sigurimit dhe integritetit që siguria teknike e fituar është arritur; 6. “Skenaristandard ” është një lloj operimi UAS në kategorinë ‘specifike’, siç përcaktohet në shtojcën 1 të aneksit, për të cilën një listë e saktë e masave zbutëse është përcaktuar në atë

mënyrë që AAC-ja të jetë dakord me deklarimet në të cilat operatorët deklarojnë që do të zbatojnë masat zbutëse, kur të zbatojnë këtë lloj operimi; 7. “Operiminëlinjëneshikimittëlirëtëfushëpamjes ” (VLOS) (visual line of sight operation), është një lloj operimi i UAS-së në të cilin piloti që komandon në distancë është i aftë të mbajë

kontakt pamor të vazhdueshëm, pa ndihmën e pajisjeve të shikimit për avionin pa pilot, duke lejuar pilotin në distancë të kontrollojë vijën e fluturimit të avionit pa pilot, në lidhje me avionë të tjerë, njerëz dhe pengesa, me qëllim shmangien e përplasjes; 8. “Operimipërtejlinjëssëshikimittëlirëtëfushëpamjes ” (BVLOS) (beyond visual line of

sight operation,)është një lloj operimi UAS që nuk kryhet në VLOS; 9. “CertifikatëelehtësuaroperatoripërUAS-në ’ (LUC) (light UAS operator certificate) është një certifikatë e dhënë te një operator UAS-je nga AAC-ja, siç është vendosur në pjesën C të aneksit; 10. “Klub ose shoqatë e avionëve model” është një organizatë e themeluar ligjërisht në

Republikën e Shqipërisë, me qëllim zhvillimin e fluturimeve të lira, shfaqjeve ajrore, aktiviteteve sportive ose aktiviteteve konkurruese duke përdorur UAS-të; 11. “Mallratërrezikshme ” janë artikuj ose substanca që kanë aftësinë të krijojnë rrezik për shëndetin, sigurinë, pronën ose mjedisin, në rastin e një incidenti ose aksidenti, që avioni pa pilot

mban si ngarkesë të tij, duke përfshirë veçanërisht: a) eksplozivët (rrezik shpërthimi në masë, rrezik shpërthimi me copëza, rrezik i vogël shpërthimi, rrezik i madh zjarri, agjentë shpërthyes, eksplozivë jashtëzakonisht të pandjeshëm); b) gaze (gaz i ndezshëm, gaz jo i ndezshëm, gaz helmues, oksigjen, rrezik nga thithja);

  1. c) lëngjet e ndezshme (lëngjet e ndezshme; të djegshme, karburant, vaj, benzinë); d) lëndë të ngurta të ndezshme (ngurtë të ndezshëm, lëndë të ngurta të djegshme spontanisht, të rrezikshme kur janë të lagura); e) agjentë oksidues dhe perokside organike; f) lëndë helmuese dhe infektuese (helm, lëndë helmuese biologjike); g) lëndë radioaktive;
  2. h) lëndë gërryes; 12. “Ngarkesë” nënkupton instrument, mekanizëm, pajisje, pjesë, aparat, shtesa bashkëngjitur ose aksesorë, duke përfshirë pajisje komunikimi, që i është instaluar ose bashkangjitur avionit dhe nuk përdoret ose ka për qëllim të përdoret në operimin ose kontrollimin e avionit në fluturim dhe nuk është pjesë e trupit/të avionit, motorit ose helikës;

13. “Identifikimi i menjëhershëm në distancë” është një sistem që siguron transmetimin lokal të informacionit, që siguron informacionin rreth një avioni pa pilot në operim, duke përfshirë gjurmimin e avionit pa pilot, në mënyrë që ky informacion të mund të merret pa kontakt fizik me avionin pa pilot; 14. “Programi më ndiq mua” është një mënyrë operimi e një UAS-je kur avioni pa pilot

vazhdimisht zbaton komandat e pilotit në distancë brenda një rrezeje të paracaktuar; 15. “Gjeo-ndërgjegjësimi” është një funksion që, bazuar në të dhënat e mundësuara nga shteti, zbulon një shkelje të mundshme të kufizimeve të hapësirës ajrore dhe paralajmëron pilotët në distancë, në mënyrë që ata të mund të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe efektive për

të parandaluar atë shkelje; 16. “UAS-jaendërtuarprivatisht ” është një UAS e montuar ose prodhuar për përdorim nga vetë ndërtuesi, duke mos përfshirë UAS-të e montuara nga një grup pjesësh të vendosura në treg si një pajisje e vetme e gatshme për t’u montuar; 17. “Operimipavarur ” është një operim gjatë së cilit një avion pa pilot operon pa mundësinë

e ndërhyrjes së pilotit që komandon në distancë; 18. “Personatëpapërfshirë ” janë persona që nuk marrin pjesë në operimin e UAS-së ose që nuk janë të vetëdijshëm për udhëzimet dhe masat paraprake të sigurisë, të dhëna nga operatori i UAS-së; 19. “Bërje e disponueshme në treg” është çdo furnizim i një produkti për shpërndarje,

konsum ose përdorim në tregun shqiptar gjatë një veprimtarie tregtare, me ose pa pagesë; 20. “Vendosjenëtreg ” është bërja e disponueshme për herë të parë e produktit në treg; 21. “Zonatokësoreekontrolluar ” është sipërfaqja tokësore ku UAS-ja operohet dhe brenda së cilës operatori i UAS-së mundet të sigurojë që vetëm njerëzit e përfshirë janë të pranishëm;

22. “Masa maksimale e ngritjes” (‘MTOM’) (maximum take-off mass) është maksimumi i masës së avionëve pa pilot, përfshirë ngarkesën dhe karburantin, siç përcaktohet nga prodhuesi ose ndërtuesi, në të cilin mund të operohet avioni pa pilot; 23. “Planera pa pilot”(unmanned sailplane) është një avion pa pilot që mbështetet gjatë

fluturimit nga reaksioni dinamik i ajrit kundrejt sipërfaqeve të fiksuara të forcës ngritëse, fluturimi i lirë i të cilit nuk varet nga motori. Ai mund të pajiset me një motor për përdorim në raste emergjente; 24. “Vëzhguesiavionitpapilot ” është një person, i pozicionuar përkrah pilotit në distancë, i cili, nëpërmjet vëzhgimit pa ndihmë të avionit pa pilot, ndihmon pilotin në distancë në mbajtjen

e avionit pa pilot në VLOS dhe kryerjen e sigurt të fluturimit; 25. “Vëzhgues i hapësirës ajrore” është një person që ndihmon pilotin në distancë duke kryer pa ndihmë, skanim vizual të hapësirës ajrore në të cilën operon avioni pa pilot, për ndonjë rrezik të mundshëm në ajër; 26. “Njësi komanduese” (‘CU’) (command unit) është pajisja ose sistemi i pajisjeve për të

kontrolluar avionët pa pilot nga distanca, siç përcaktohet në pikën 17, të nenit 3, të VKM-së nr. 1095, datë 24.12.2020, që mbështet kontrollin ose monitorimin e avionëve pa pilot gjatë çdo faze fluturimi, me përjashtim të çdo infrastrukture që mbështet shërbimin e lidhjes së komandës dhe kontrollit (C2); 27. “Shërbimi i lidhjes C2” është një shërbim komunikimi i ofruar nga një palë e tretë, që

ofron komandim dhe kontroll ndërmjet avionit pa pilot dhe CU-së; 28. “Gjeografia e fluturimit” do të thotë vëllimi(et) e hapësirës ajrore të përcaktuara në hapësirë dhe kohë, në të cilën operatori UAS planifikon të kryejë operimin sipas procedurave normale të përshkruara në pikën 6 “c”, të shtojcës 5, të aneksit; 29. “Zonagjeografikeefluturimit ” është projeksioni i gjeografisë së fluturimit në sipërfaqen

e tokës; 30. “Vëllimiiemergjencës ” është vëllimi i hapësirës ajrore jashtë gjeografisë së fluturimit ku zbatohen procedurat e emergjencës, të përshkruara në pikën 6 “d”, të shtojcës 5, të aneksit; 31. “Zonëeemergjencës ” është projeksioni i vëllimit të kontingjencës në sipërfaqen e tokës; 32. “Vëllimi operacional” është kombinimi i gjeografisë së fluturimit dhe vëllimit të

kontingjencës; 33. “Mbrojtësiirrezikuttokësor ” (ground risk buffer) është një zonë mbi sipërfaqen e tokës, e cila rrethon vëllimin operacional dhe që specifikohet për të minimizuar rrezikun ndaj palëve të treta në sipërfaqe në rast të largimit të avionit pa pilot nga vëllimi operacional; 34. “Natë” nënkupton orët ndërmjet fundit të muzgut civil të mbrëmjes dhe fillimit të muzgut

civil të mëngjesit, siç përcaktohet në rregulloren në fuqi për rregullat e ajrit dhe parashikimet operacionale në lidhje me shërbimet dhe procedurat në lundrimin ajror, që përafron rregulloren (BE) nr. 923/2012; 35. “Marrëveshjeshumëpalëshe ” është marrëveshja shumëpalëshe, shtojcat dhe protokolli i saj për krijimin e Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit (ZPEA), e ratifikuar me ligjin nr.

9658, datë 18.12.2006, në vijim referuar si marrëveshja shumëpalëshe. Neni 3 KategoritëeoperimeveUAS Operimet UAS do të kryhen në kategorinë ‘e hapur’, ‘specifike’ ose ‘e certifikuar’ e përcaktuar përkatësisht në nenet 4, 5 dhe 6, të kësaj rregulloreje, duke iu nënshtruar kushteve të mëposhtme: a) Operimet UAS në kategorinë ‘e hapur’ nuk do t’i nënshtrohen ndonjë autorizimi paraprak

operacional, as një deklarate operacionale nga operatori UAS përpara se të zhvillohet operimi; b) Operimet e UAS-së në kategorinë ‘specifike’ kërkojnë një autorizim operacional të lëshuar nga AAC-ja, në përputhje me nenin 12 ose të një autorizimi të marrë në përputhje me nenin 16, ose, nën rrethanat e përcaktuara në nenin 5 (5), një deklaratë që do të bëhet nga një operator

UAS-je; c) Operimet UAS në kategorinë e ‘certifikuar’, kërkojnë certifikimin e UAS-së në përputhje me rregulloren e miratuar me urdhrin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 114, datë 6.6.2022, “Për miratimin e rregullores për Sistemet e Avionëve pa Pilot dhe Operatorët e Sistemeve të Avionëve pa Pilot”, referuar më poshtë si

“Urdhri i përbashkët” dhe certifikimin e operatorit, dhe kur është e aplikueshme licencimin e pilotit të komandimit në distancë. Neni 4 OperimeteUAS-sënëkategorinë‘Ehapur’ 1. Operimet klasifikohen si operime UAS në kategorinë ‘e hapur’ vetëm, kur plotësohen kërkesat e mëposhtme: a) UAS-ja i përket një prej klasave të përcaktuara në rregulloren e miratuar me urdhrin e

përbashkët nr. 114, datë 6.6.2022, ose është ndërtuar privatisht ose plotëson kushtet e përcaktuara në nenin 20 të kësaj rregulloreje; b) avioni pa pilot ka një masë maksimale të ngritjes prej më pak se 25 kg; c) piloti që komandon në distancë siguron që avioni pa pilot të mbahet në një distancë të sigurt nga njerëzit dhe se nuk fluturohet mbi grumbullimet e njerëzve;

  1. d) piloti në distancë mban avionët pa pilot në (shikim) VLOS në çdo kohë, përveç kur fluturon në programin ‘më ndiq mua’ ose kur përdor një avion vëzhgues pa pilot, siç përcaktohet në pjesën A të aneksit; e) gjatë fluturimit avioni pa pilot mbahet brenda 120 metrave nga pika më e afërt e sipërfaqes së tokës, përveç kur fluturon mbi një pengesë, siç përcaktohet në pjesën A të aneksit;
  2. f) gjatë fluturimit, avioni pa pilot nuk mbart mallra të rrezikshme dhe nuk lëshon asnjë material. 2. Operimet UAS në kategorinë ‘e hapur’ do të ndahen në tre nënkategori, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në pjesën A të aneksit. Neni 5 Kategoria‘Specifike’eoperimeveUAS 1. Kur një nga kërkesat e përcaktuara në nenin 4 ose në pjesën A të aneksit nuk është

përmbushur, një operatori UAS-je do t’i kërkohet të marrë një autorizim operacional, në pajtim me nenin 12 të kësaj rregulloreje, nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar (AAC), kur Shqipëria është shteti ku ai është regjistruar. 2. Kur aplikohet pranë AAC-së për një autorizim operacional, në përputhje me nenin 12, operatori kryen një vlerësim të riskut, në përputhje me nenin 11 dhe e paraqet atë së bashku me

aplikimin, përfshirë masat zbutëse përkatëse. 3. Në përputhje me pikën UAS.SPEC.040, të parashtruar në pjesën B të aneksit, AAC-ja lëshon një autorizim operacional, nëse konsideron se rreziqet operacionale janë zbutur në mënyrën e duhur në përputhje me nenin 12. 4. AAC-ja do të specifikojë nëse autorizimi operacional ka të bëjë me:

a) miratimin e një operimi të vetëm ose një numër operimesh të specifikuara në kohë ose vendndodhje(et) ose të dyja. Autorizimi operacional përfshin listën e plotë të masave zbutëse; b) miratimin e një LUC-je, në përputhje me pjesën C të aneksit. 5. Kur operatori UAS dorëzon një deklaratë tek AAC-ja, si autoriteti kompetent i shtetit të

regjistrimit, në përputhje me pikën UAS.SPEC.020, të parashikuar në pjesën B të aneksit, për një operim që përputhet me një skenar standard, siç përcaktohet në shtojcën 1 të atij aneksi, operatorit UAS nuk do t’i kërkohet të ketë një autorizim operacional në përputhje me paragrafët 1 deri 4 të këtij neni dhe të procedurës së përshkruar në pikën 5, të nenit 12. Operatori do të

përdorë deklarimin e referuar në shtojcën 2 të aneksit. 6. Një autorizim operacional ose një deklaratë nuk kërkohet për: a) operatorët UAS që kanë një LUC me privilegjet e duhura, në përputhje me pikën UAS.LUC.060 të aneksit; b) operimet e kryera në kuadër të klubeve të avionëve model dhe shoqatave, që kanë marrë një autorizim në përputhje me nenin 16.

Neni 6 Kategoria‘Ecertifikuar’eoperimeveUAS 1. Operimet klasifikohen si operime UAS në kategorinë ‘e certifikuar’ vetëm kur plotësohen kërkesat e mëposhtme: a) UAS-ja është certifikuar në përputhje me shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 1, të nenit 19, të rregullores së miratuar me urdhrin e përbashkët nr. 114, datë 6.6.2022, “Për miratimin e

rregullores për Sistemet e Avionëve pa Pilot dhe Operatorët e Sistemeve të Avionëve pa Pilot”; dhe b) operimi kryhet në cilindo nga kushtet e mëposhtme: i. mbi grumbullimet e njerëzve; ii. përfshin transportin e njerëzve; iii. përfshin transportimin e mallrave të rrezikshme, që mund të rezultojnë në risk të lartë për palët e treta, në rast aksidentesh.

2. Për më tepër, operimet UAS do të klasifikohen si operime UAS në kategorinë ‘e certifikuar’, ku AAC-ja, bazuar në vlerësimin e riskut të parashikuar në nenin 11, konsideron që rreziku i operimit nuk mund të zbutet në mënyrë të duhur pa certifikimin e UAS-së dhe të operatorit UAS, si dhe kur është e aplikueshme, pa licencimin e pilotit që komandon në distancë.

Ministerial Order No. 143 of 18 July 2022, issued by the Minister of Infrastructure and Energy pursuant to Albania's Civil Aviation Code and Council of Ministers Decision No. 1095 of 24 December 2020, approves the Regulation on Rules and Procedures for the Operation of Unmanned Aircraft and partially approximates Commission Implementing Regulation (EU) 2019/947 as amended by Regulation (EU) 2020/639. The Order tasks the Albanian Civil Aviation Authority (AAC) with implementation and takes immediate effect upon publication in the Official Gazette.

Articles 1 and 2 establish the scope and core definitions governing unmanned aircraft systems (UAS), operators, remote pilots, VLOS and BVLOS operations, UAS geographical zones designated by the Albanian Airspace Management Policy Committee, Light UAS Operator Certificates (LUC), follow-me mode, payloads, direct remote identification, geo-awareness, and dangerous goods.

Article 3 divides all civil UAS operations into three risk-based categories: Open (no prior operational authorization or declaration required), Specific (requiring AAC operational authorization under Article 12, an operational declaration for a standard scenario under Annex 1/2, or an LUC under Article 6 exceptions), and Certified (requiring aircraft and operator certification as well as remote pilot licensing).

Article 4 specifies general criteria for Open-category operations, including CE class compliance under Joint Order No. 114 of 6 June 2022 (or privately built status), VLOS adherence except in follow-me mode or with an unmanned-aircraft observer, and strict prohibitions against carrying dangerous goods or dropping materials. Articles 5 and 6 detail operational authorization requirements in the Specific category and trigger Certified-category classification when operations overfly assemblies of people, carry passengers, transport dangerous goods, or present risks AAC finds cannot be mitigated without certification.